Julian Nagelsman dhe drejtuesit e Bajernit gjatë muajt janar do të shpreheshin se misioni parësor për Champions-in mbi përballjen me Parisin ishte rikthimi i Sadio Manesë gjatë ndeshjes së kthimit.Duket se plani i tyre ka rezultuar i saktë deri në pikën më ekstreme. Sadio e kaloi me sukses provën e “ngrohjes së motorëve” ndaj Shtutgarit.
Gjithsesi, fjala e fundit do t’i takojë trajnerit Nagelsman rreth aktivizimit nga minuta e parë apo si rezervë.
Në prononcimin e fundit tekniku 35-vjeçar i ka dhënë veton e titullarit vetëm Mylerit, çka do të thotë se partneri i 33-vjeçarit gjerman në majë të sulmit mbetet ende enigmë mes Çupo-Moting dhe Manesë.
Është fakt se futbollisti senegalez mban mbi shpinë minutazhin më të lartë përgjatë fazës së grupeve me Bajernin. E dhëna në fjalë tregon qartë rëndësinë e tij.Nga kampi kundërshtar lajmi i mirë lidhet me riaftësimin e shefit të mbrojtjes, Markinjos, i cili vjen pas lëndimit në kampionat.