Rritja e Denzel Dumfris është e dukshme për të gjithë. Anësori holandez është titullar i rregullt me Interin e Simone Inzagit, pasi ka treguar hapësirë të mëtejshme për përmirësim pas paraqitjeve të shkëlqyera të periudhës së fundit.
Për këtë arsye, ideja e drejtuesve është që në janar të takohet me agjentët e lojtarit për të kërkuar një marrëveshje për rinovimin, qoftë edhe për të kuptuar se cilat janë shifrat dhe nëse nuk ka shumë distancë. Momenti është më i favorshmi për të dyja palët, duke qenë se afati është në vitin 2025 dhe ideja do të ishte zgjatja deri në vitin 2028.
Aktualisht holandezi përfiton 2.5 milionë euro në sezon dhe pritet të shkojë deri në 4, duke parë kontributin në skuadër. Nga ana tjetër në axhendën e drejtuesve për rinovimet vazhdojnë të jenë kontratat e Lautaros, Dimarkos dhe Mikhitarianit.
Italiani i kthyer në simbol të klubit pritet të ketë një dyfishim të rrogës, ndërkohë që gjithçka mbetet për t’u parë për mesfushorin armen, kontrata e të cilit skadon në qershor.