Rivali i Brojës kthehet në objekt skandali, i kërkon pornostares nudo: Kam nevojë për motivim

Gjithsesi një skandal duket se ka goditur klubin e Londrës, me sulmuesin e tyre kryesor Nikolas Xhekson që është bërë viral në rrjet.

Pornostarja e njohur që është gjithashtu një tifozë e flaktë e “Bluve”, Astrid Uet ka postuar një video ku shfaqet duke folur me video-call me rivalin e Brojës.

Ai i kërkon asaj disa foto dhe video nudo duke e konsideruar si motivim për të shënuar në sfidën e radhës, me Uet që i thotë se do ia niste në bisedë private.

Fansat kanë shpërthyer menjëherë në rrjetet sociale, duke kërkuar që ai të largohet nga skuadra, pasi dhe forma e tij me Çelsin këtë sezon nuk ka qenë ajo që pritej.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë ai që do të aktivizohet ditën e sotme nga trajneri Mauricio Poçetino në “Stamford Bridge”.