Roma bëri historinë në Tiranë, çfarë shkuajnë mediat italiane për suksesin e verdhekuqëve në “Air Albania”

Fitorja e Romës në finalen e Conference League të zhvilluar në Tiranë ka marrë vëmendjen maksimale të mediave më të mëdha italiane.

Corriere Dello Sport, Sport Mediaset, Tuttosport dhe Corrierra Della Sera vlerësojnë maksimalisht paraqitjen e verdhekuqëve dhe fitoren e një trofeu evropianë 61-vite pas triumfit të fundit në Fairs cup

Triumfi i Romës, Zaniolo i jep Ligën e Konferencës Mourinhos!

Ka qenë 24 maji 2008, katërmbëdhjetë vjet më parë, kur Francesco Totti ngriti në qiell Kupën e Italisë, trofeun e fundit për Romën. Sonte është Lorenzo Pellegrini , me shiritin e kapitenit në fushë dhe nën sytë e legjendës dhe të gjithë tifozëve, ai që e pason atë duke ngritur një tjetër kupë evropiane. Është fitorja e Romës së José Mourinhos , tashmë trajneri i vetëm i cili ka fituar të gjithë trofetë kontinental. Është fitorja e Nicolò Zaniolo , ylli i mbrëmjes me rrufenë e lëshuar ndaj Feynoord.

Është fitorja e tifozëve verdhekuq të cilët nga sot do të kenë çfarë t’u përgjigjen rivalëve të Lazios.