Një lajm i bujshëm ka ardhur së fundmi nga “El Nacional”, e cila raporton një rikthim të bujshëm të Kristiano Ronaldos te Reali i Madridit.
Portugezi kërkon që të largohet sa më shpejtë nga Arabia Saudite, aty ku ende nuk po shkëlqen me Al-Nassr.
Gjithsesi ky rikthim nuk është si një lojtar, por si një ambasador i klubit, gjë që do t’i sillte atij tërheqjen nga futbolli.
Siç bëjnë me dije mediat, Ronaldo ka shprehur pëlqimin ndaj kësaj ideje dhe mund të jetë gati ta pranojë.