Rrahu xhaxhanë e tij 70-vjeç, kapet autori, goditi me grushte të moshuarin

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së fundmi, pasi akuzohet për dhunë ndaj xhaxhait të tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Panahor, Mallakastër. Policia njofton se gjatë konfliktit shtetasi L. T ka goditur me grushte xhaxhanë e tij me iniciale P. T., 70 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.