Rrëfehet gruaja: E dua burrin tim, por fle me burra dhe gra të tjera kur ai largohet, nuk ndaloj dot

Një grua e martuar ka rrëfyer se e do burrin e saj por nuk mund të ndalojë së fjeturi me burra dhe gra të tjera.

Burri i saj udhëton shumë me punën e tij dhe në momentin që ai largohet nga shtëpia, gruaja tha se mërzitet deh gjen strehim te pijet dhe klubet e natës.

“Unë kam qenë gjithmonë llafazane dhe flirtuese, ndaj nuk e kam problem të josh dikë për pak argëtim. Djemve u pëlqen të kënaqen, ndërsa femrave u pëlqen të qeshin. Unë i ftoj ata këtu për më shumë pije alkoolike dhe seks, dhe më pas i nxjerr jashtë në orën 7 të mëngjesit.” – rrëfehet ajo.

Ajo pohon se burri i saj është është një burrë i mirë që e do dhe që kanë një jetë seksuale të mirë, por që nuk i zbulon tradhtitë e saj ndaj tij.

“Jam shumë e mirë në mbulimin e gjurmëve të mia – pastroj shtëpinë me themel pasi një i dashur ka qëndruar aty dhe mbaj shtrat të veçantë për dëshirat e mia.”