Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka publikuar udhëzimin në lidhje me peshkimin dhe mjetet që një person duhet të ketë me vete para se të dalë për të peshkuar.
Në udhëzim thuhet se çdo person që dëshiron të peshkojë për aryse jotregtare duhet të aplikojë në e-albania për leje dhe pasi të ketë paguar tarifën atëherë merr autorizimin për peshkim.
Më tej thuhet se gjatë peshkimit nuk lejohen më shumë se dy kallama për peshkatar dhe jo më shumë se 3 grepa për kallam.
Peshkatari duhet tê zërë jo më shumë se 5 kg produkte peshkore në dit.
Ndërkohë vlen të thuhet se peshkimi duhet të kryhet në përputhje me masat e vendosura për ato specie të cilat ndodhen nën një regjim të kufizuar, si ngjala, toni i kuq dhe peshku shtizë.