Është arrestuar mbrëmjen e sotme Lupço Palevski – Palço, i cili dyshohet si autori kryesor i rrëmbimit dhe vrasjes së 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit në Maqedoninë e Veriut.Palevski është arrestuar në Turqi, ndërkohë që Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar konferencë për media për në orën 22:30. Gjithashtu është arrestuar edhe një 46-vjeçar nga Shkupi, i cili sipas prokurorisë e ka transportuar Palevskin përmes Bullgarisë për në Turqi, duke e ndihmuar kështu të arratiset nga vendi.
Sonte në Gjykatën Penale janë çuar edhe të dyshuarit e tjerë, ku gjyqtari i procedurës paraprake do të vendosë për propozimin e prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit.
Kujtojmë se dhe babai i vajzës së mitur ndodhet në paraburgim, pasi dyshohet i implikuar në ngjarje, duke i dhënë informacione autorit për lëvizjet e 14-vjeçares.