Pak më parë gjyqtari Erjon Çela ka rrëzuar kërkesën e avokatit mbrojtës të ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla për pezullimin e dënimit me burg. Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 2 vite burg kryeprokurorin Adriatik Llalla në 22 shtator të këtij viti.