Duhet të ishin në krye të listës së zezë të Perëndimit, si ndërmjetës të korrupsionit, si servilë pranë sofrës së pushtetit, çirakë të oligarkëve, si sekserë dhe si ‘gazetar’ me vila miliona euroshe, por ditët e fundit nxituan të krekosen nëpër studio televizive, duke komentuar daljen në skenë edhe një herë të kartës së non gratave.
Mes tyre spikat Baton Haxhiu, modeli i analistit që paguhej nga Klod Allajbeu me 18 milionë lekë pagë në muaj, me paratë që oligarku merr në buxhetin e shtetit me tendera dhe koncesionet klienteliste.
Batoni mori përsipër të komentonte dhe të zbërthente në një televizion njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për sanksionimin e dy biznesmenëve, Ylli Ndroqi dhe Aqif Rakipi, duke lakuar emra të tjerë dhe aluduar për lidhje, implikime dhe aleanca.
Ironia qëndron në faktin se njoftimi i DASH komentohej pikërisht nga Baton Haxhiu, njeriu që konsiderohet si një nga ish spiunët kryesorë të UDB-së dhe Millosheviçit, i bombarduar pikërisht nga amerikanët dhe NATO 24 vite më parë.
Teksa ushtarët e Millosheviçit masakronin shqiptarët e Kosovës, Batoni është akuzuar publikisht se spiunonte UÇK dhe aleatët tek Millosheviçi. Dy dekada më vonë Batoni paraqitet interlekutor mes Vuçiçit dhe Ramës, ndërsa ‘peshohet në para’ nga Allajbeu gjoja si imazhi i biznesit të tij, por në fakt analisti paguhet për t’i thënë ndonjë fjalë në vesh Ramës dhe Velajt, kur oligarku të ketë ndonjë hall.
Gjithsesi, përtej këtij degradimi moral, Batoni, me sa duket instruktuar nga skutat e korrupsioni në Bashkinë e Tiranës, duket se kaloi vijën e kuqe me komentet e tij dhe lajimin e emrave për të cilët kishte marrë porosi.
Pasi Baton Haxhiu doli nga studioja e televizionit, një grup personash nga Elbasani, të cilët dyshohen se mund të janë me njohje me Aqif Rakipin, mësynë në banesën e tij dhe i kërkuan sqarime për disa akuza dhe insinuata që kishte nxjerrë nga goja në studion televizive.
Sipas burimeve, analisti kafshoi gjuhën, filloi t’u kërkojë ndjesë miqve të paftuar nga Elbasani dhe më tej, në vend të fjalëve, nisën t’i pikonin pantallonat.
Edhe pse grupi nga Elbasani mësohet se kishte shkuar vetëm për t’i dhënë një mesazh që të kishte kujdes dhe fliste bazuar në fakte, njëri prej tyre nuk mbajti dot vetën, duke i futur ca shuplaka analistit Baton Haxhiu.