Rritet çmimi i bukës/ Qytetarët: Është rritur me 20 lekë, ose zvogëluar pesha

Produktet e miellit po kushtojnë më shtrenjtë në xhepat e qytetarëve si pasojë e rritjes së çmimit të miellit në treg. Furrat në Tiranë po i shesin artikujt e tyre me 5 deri në 20 lekë më shumë ndërkohë që ata që nuk kanë ndryshuar çmimin, kanë ulur peshën e bukës. Tregtarët thonë se kjo situatë vjen nga prodhimi i ulët i grurit në vend dhe rritja e çmimit me 600 lekë për KV në tregun ndërkombëtar.

Ndryshimi i çmimit të bukës në shumicën e furrave në kryeqytet pranohet nga qytetarët të cilët shprehin shqetësim për këtë situatë.

Sipas tyre ndryshimi i çmimit të produkteve të furrave ka një ndikim në kostot e përditshme duke shtrenjtuar jetesën.

“Po ka ndryshuar me 1 lekë më tepër. Ndikon se nuk është vetëm buka, 1 lekë është po nga dy bukë në ditë…”

“Ka shkuar buka 1 mijë lekë të vjetra.”-shprehen qytetarët.