Rritja e cmimit të energjisë, ERE shtyn vendimin për në dhjetor

Per here te dyte, ERE eshte detyruar te terhiqet nga vendimi per tarifen e re te energjise elektrike per ata konsumatore qe shpenzojne me shume se 800 kilovat ne muaj.

Ne mbledhjen e sotme, Enti Rregullator ka vendosur anulimin e aplikimit te fashes se re te energjise per nentorin dhe shtyrjen e saj ne dhjetor.

Nje muaj me pare, ERE miratoi tarifen e re, e cila u pezullua me vendim te qeverise.

Kryeministri Edi Rama eshte prononcuar publikisht duke theksuar se edhe pse ERE vendosi tarifen e re, zbatimi i saj vendoset nga qeveria.

Njoftimi i ERE:

Ne mbledhjen e dates se sotme, Enti Rregullator miratoi shtyrjen e fashes per muajin nentor dhe lenien ne fuqi te saj per muajin dhjetor.

Ky vendim erdhi pas aplikimit nga OSHEE dhe KESH se kostot per muajin nentor kane mbetur te pandryshuara ne lidhje me sigurimin e energjise elektrike.

Enti Rregulltor gjithashtu miratoi çmimin e ri për klientet qe blejne energji ne treg te lire ne linjen 35 kV prej 31.5 lekesh/kWh