Rritjes së çmimeve nuk i shpëtojnë as gjelat e detit këtë fundvit, simboli i tryezave të festës

Gjelat e detit për Krishtlindje mund të kushtojnë dyfish më shtrenjtë këtë vit në Britani të Madhe, dhe qytetarët përveç çmimit, do të përballen dhe me mungesa të këtij produkti që simbolizon festën e fundvitit.

Gjysma e zogjve britanikë tashmë janë zhdukur ose vrarë nga “shpërthimi më i keq i gripit të shpendëve të parë ndonjëherë”, i cili mund të çojë në rritje të çmimeve, shkruan The Sun.

Për të mbushur boshllëqet në rafte, supermarketet pritet të blejnë gjela deti nga jashtë vendit, por me një kosto të konsiderueshme.

Në Poloni, për shembull, çmimet e importit janë më shumë se dyfishuar dhe kjo mund të reflektohet në çmimet e dyqaneve në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Daily Mail.

Shefi ekzekutiv i Këshillit Britanik të Shpendëve, Richard Griffiths i tha Komitetit të Mjedisit, Ushqimit dhe Çështjeve Rurale:

“Këtë vit ka qenë shpërthimi më i keq i gripit të shpendëve që kemi parë ndonjëherë. Ne nuk e dimë se si do të plotësohen boshllëqet për shitjet me pakicë”