Karl Hainc Rumenige ka analizuar momentin e Interit duke treguar gjithë besimin e tij te skuadra zikaltër për vazhdimësinë e sezonit.“Interi sot është e vetmja skuadër që mund të bezdisë Napolin. Mungojnë akoma 20 ndeshje në kampionat dhe çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse ka shumë pikë diferencë”, e ka nisur gjermani fjalën e tij, duke u ndalur më pas te derbi i Superkupës.
“Derbi është derbi, ndeshja që pas asaj Juve-Inter është më e rëndësishmja për kampionatin italian. Gjithsesi, sot flasim për një derbi në finalen e Superkupës, është një ndeshje ekstra, por nuk është dramë edhe nëse e humbet”, është shprehur ish-lojtari i Interit.