Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, si Rusia ashtu edhe NATO kanë theksuar nevojën për të shmangur një konfrontim të drejtpërdrejtë, i cili do të përshkallëzonte ndjeshëm luftën
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, paralajmëroi se “është e nevojshme të shmanget çdo përplasje ushtarake midis fuqive bërthamore, madje edhe me përdorimin e armëve konvencionale.
“Përshkallëzimi mund të bëhet i pakontrollueshëm”, ka shtuar ai.
Ai gjithashtu akuzoi Perëndimin se po e shtyn Ukrainën të vazhdojë të luftojë kundër Rusisë.
NATO ka refuzuar të dërgojë trupa në Ukrainë me rrezikun e një lufte gjithëpërfshirëse me Rusinë.
Zyrtarët rusë kanë lëshuar një seri kërcënimesh bërthamore të fshehura hollë gjatë rrjedhës së luftës, megjithëse zoti Lavrov ndonjëherë ka dalë kundër përshkallëzimit bërthamor.
Këtu është një kujtesë e shpejtë e asaj që ai ka thënë më parë…
Prill
Zoti Lavrov paralajmëroi Perëndimin që të mos nënvlerësojë rreziqet e ngritura të konfliktit bërthamor për shkak të luftës.
Ai tha se e shikonte NATO-n si “në thelb” të përfshirë në luftë me Rusinë duke furnizuar Ukrainën me armatim.
Shtator
Ministri i Jashtëm e rriti retorikën e tij muajt e fundit, duke thënë se rajonet e aneksuara të Ukrainës do të kishin “mbrojtjen e plotë” të Moskës.
I pyetur nëse Rusia do të kishte arsye për të përdorur armë bërthamore për të mbrojtur rajonet e aneksuara të Ukrainës, Lavrov tha se territori rus “është nën mbrojtjen e plotë të shtetit”.
“Të gjitha ligjet, doktrinat, konceptet dhe strategjitë e Federatës Ruse zbatohen në të gjithë territorin e saj,” tha ai.
Tetor
Ai më vonë tha se doktrina ushtarake e Rusisë do të lejonte vetëm përdorimin mbrojtës të armëve bërthamore.
Duke folur për një transmetues rus, ai u kërkoi udhëheqësve të shmangin bërjen e deklaratave që “po përshkallëzojnë artificialisht mundësinë e një lufte bërthamore”.