Pas të shtënave me armë dy ditë më parë në Texas në një shkollë, ku 19 fëmijë dhe 2 të rritur humbën jetën, Presidenti Biden gjatë fjalimit të tij pyeti: Kur do të ngrihemi ndaj lobimit të armëve?
Shoqata Kombëtare e Armëve (NRA) është organizata më e fuqishme që lobon për të drejtat e pronarëve të armëve në SHBA.
Çfarë është NRA?
Grupi u themelua në 1871 nga dy veteranë të Luftës Civile të SHBA-së si një grup rekreativ i krijuar për të ‘promovuar dhe inkurajuar të shtënat me armë mbi baza shkencore.’
Rruga e NRA-së drejt lotimit politk filloi në vitin 1934.
Shoqata mbështeti dy akte kryesore të kontrollit ët armëve, Aktin Kombëtar të Armëve të Zjarrit të vitit 1934 (NFA) dhe Aktin e Kontrollit të Armëve të vitit 1968 (GCA), por u bë më aktiv politikisht pas miratimit të GCA-sw në vitet 1970.
Në vitin 1975, ajo filloi përpjekjet për të ndikuar drejtpërdrejt në politikë nëpërmjet një krahu lobues të sapoformuar, Instituti për Veprim Legjislativ.
Në 1977 ajo formoi Komitetin e Veprimit Politik (PAC), për të kanalizuar fondet te ligjvënësit.
NRA është tani ndër grupet më të fuqishme të lotimit me interes të veçantë në SHBA, me një buxhet të konsiderueshëm për të ndikuar tek anëtarët e Kongresit në poltikën e armëve.
Ajo drejtohet nga nënkryetari ekzekutiv Wayne LaPierre.
Prokurorët në Nju Jork dhe Uashington DC aktualisht janë në një betejë ligjore për të shpërbërë organizatën, me akuza se lidershipi i lartë i organziatës keqpërdori një fond bamirësie, duke i ridrejtuar paratë për shpenzime të mëdha personale.
NRA e ka përshkruar padinë si ‘një sulm të pabazë dhe të paramenduar.’
Sa është buxheti i saj?
Në vitin 2020, NRA shpenzoi rreth 250 milionë dollarë në vit, shumë më tepër se të gjitha grupet e e kontrollit të armëve të vendit të mbledhura së bashku.
Por NRA ka një anëtarësim shumë më të madh se cilido prej grupeve dhe përdor fondet e saj për gjëra të tilla si poligonet e armëve dhe programet arsimore.
Përsa i përket lotimit, NRA shpenzoi zyrtarisht rreth 3 milion dollarë në vit për të ndikuar në politikbërjen e armëve-shuma e regjistruar e shpenzuar për lobim në 2014 ishte 3.3 milion dollarë.
Megjithatë, këto janë vetëm kontributet e regjistruara për ligjvënësit, pasi shuma të konsiderueshme shpenzohen diku tjetër përmes PAC-ve dhe kontributeve të pavarura- fonde të cilat janë të vështira për t’u gjurmuar.
Analistët theksojnë se NRA ka gjithashtu një ndikim të konsiderueshëm indirekt nëpërmjet anëtarësimit të saj të angazhuar politikisht, shumë prej të cilëve do të votojnë në një mënyrë ose në një tjetër bazuar në këtë çështje të vetme.
NRA publikisht i mbështet anëtarët e Kongresit të SHBA-së nga A në F për miqësinë e tyre.
Kjo mbështetje mund të ketë një efekt serioz në numrat e sondazheve dhe madje mund t’u kushtojë kandidatëve pro kontrollit të armëve një vend.
Pas zgjedhjes së Donald Trump në 2016, shpenzimet e NRA për fushatat politike ranë.
Kjo erdhi mes rritjes së grupeve pro-kontrollit, të cilët kanë marrë miliona dollarë nga mbështetësit që kundërshtojnë shumicën e politikave të NRA-së. Është vlerësuar se grupet e kontrollit të armëve mund të kenë kaluar n♪7 numër më shumë se NRA, për herë të pare në 2018.
Sa është numri i anëtarëve të NRA-së?
Vlerësimet e anëtarësimit të NRA-së kanë ndryshuar në dekada.
Shoqata pretendoi se anëtarësimi në organizatë u rrit afërsisht me pesë milion edhe pas të shtënave në shkollën Sandy Hool në vitin 2012, por disa analistë e hedhin poshtë këtë pretendim të NRA-së duke u shprehur se shifra në të vërtetë është vetëm tre milion.
NRA ka mbështetur disa anëtarë të profilit të lartë gjatë viteve duke përfshirë dhe ish-presidentin e ndjerë George W Bush.
Ai dha dorëheqjen nga grupi në vitin 1995 pasi zoti LaPierre iu referua agjentëve federalë si “banditë me çizme” pas një sulmi me bombë në një ndërtesë qeveritare në Oklahoma City.
Anëtarët aktualë përfshijnë ish-kandidaten për nënpresidente Sarah Palin dhe aktorët Tom Selleck dhe Whoopi Goldberg.
Ndërsa aktori i ndjerë Charlton Heston, ishte ish -presidenti i NRA-së mes viteve 1998 dhe 2003.
Pse është e diskutueshme NRA?
NRA lobon shumë kundër të gjitha formave të kontrollit të armëve dhe argumenton se më shumë armë e bëjnë vendin më të sigurt.
Ai mbështetet dhe mbron me vendosmëri një interpretim të diskutueshëm të Amendamentit të Dytë të Kushtetutës së SHBA-së, i cili argumenton se u jep qytetarëve amerikanë të drejtën për të mbajtur armë pa ndonjë mbikëqyrje nga qeveria.
Shoqata u përball me kritika nga të dyja anët e spektrit politik pas të shtënave në Sandy Hook.