Saimir Hoxha përcillet në banesën e fundit/ Gruaja dhe i ati nuk mbajnë dot lotët

Saimir Hoxha është përcjellë për në banesën e fundit si “Dëshmor i Atdheut”, pasi një ditë më parë u vra me armë zjarri nga Aldi Rama, gjatë një kontrolli anti-drogë në zonën e Kune-Vain në Lezhë.

Homazhet në nder të tij janë zhvilluar mesditën e sotme nga ora 12:00 deri në 15:00.

Në fotot e shkrepura gjatë ceremonisë, e shoqja shfaqet me lot në sy ndërsa nuk mundet të qëndrojë e fortë kur përcillet kortezhi.

Në ceremoni morën pjesë figura të politikës nga kreu i shtetit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi si dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.