Sam Asghari nuk e ndjek më Britney Spears në Instagram pasi ajo bëri kërkesë për divorc në fillim të këtij muaji pas vetëm 14 muajsh martesë.
Që kur u publikuan lajmet për ndarjen e tyre, një sërë akuzash të neveritshme janë shfaqur, duke përfshirë se Asghari akuzoi Spears se e kishte tradhtuar. Megjithatë, Asghari vazhdoi ta ndjekë gruan e tij në Instagram deri këtë të mërkurë, më 30 gusht, kur më në fund e bëri unfollow.
Spears duket se nuk u ndikua nga ky zhvillim, pasi ajo poston vazhdimisht foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet duke kërcyer e lumtur dhe e shkujdesur. Pak ditë më parë, me një postim të saj, Britney Spears mohoi atë që pretendonte dokumentari i ri i publikuar nga TMZ për të dhe divorcin e saj nga Sam Asghari.
Videoja në fjalë pretendonte se ylli i popit dhe ish-bashkëshorti i saj kishin një debat të ashpër para ndarjes, duke rezultuar në goditjen e kokës së saj dhe nevojën për qepje.
Themeluesi i TMZ, Harvey Levine ishte ai që e përshkroi incidentin në detaje. Sipas tij, gjatë një debati në dhomën e tyre të hotelit në Londër, situata u përshkallëzua, me kokën e Spears-in që u përplas në një tavoline.
Këngëtarja megjithatë ka mohuar atë që është dëgjuar me një video që ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.
Në të, ajo shihet në moshë të re, ndoshta në hapat e saj të parë në muzikë, duke pozuar për fotografët dhe duke xhiruar videoklipe.
Ajo më pas shkroi: “Më parë kishte dokumentarë si ai i TMZ… Nuk ishte e pranueshme që shtypi të bënte një shfaqje kundër njerëzve të pafajshëm dhe të përhapte informacione të rreme dhe të shkatërronte dike me thashetheme 😒😒😒 !!!.