Luksi i shoferëve dhe sekretareve ndonjëherë mund të jetë tregues i integritetit të gjyqtarëve. Kur kryetari i Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, Ramiz Lala, dikur roje aeroporti, u paraqit para Komisionit të Vetingut vitin e kaluar, shoqërohej nga sekretarja e tij, Stela Ahmati, një rast ky i pazakontë pasi gjyqtarët e prokurorët janë shoqëruar zakonisht nga miqtë dhe familjarët.
Sekretaret e gjyqtarëve janë pjesë e administratës së gjykatës dhe nuk mund të përdoren si eskortë shqoqëruese nga gjyqtarët për proceset e tyre, jashtë funksionit dhe punës së sekretareve.
Megjithatê, gjatë shfaqjes së papërshtatshme të sekretares Stela Ahmati në mjediset e Vetingut, ra në sy edhe luksi i saj. Ahmati mbante bixhu dhe një çantë të markës ‘Louis Vuitton’, e cila kushton rreth 5 mijë USD. Sekretarja ekspozon edhe makina të shtrenjta dhe pushime luksoze.
Paga e sekretares është modeste, ndërsa bashkëshorti i saj shet sallam. Pra, të ardhurat e tyre vështirë të mbulojnë koston e jetesês.
Pyetja që shtrohet është: Cili është burimi i parave të sekretares së Ramiz Lalës, gjyqtarit të akuzuar për mungesë arsimimi, klientelizëm dhe vendime skandaloze në favor të mafies së ndërtimit?
A mos vallë sekretarja Stela Ahmati është seksere e gjyqtarit Ramiz Lala dhe pastron një pjesë të parave të tij?!Marre nga prapaskena.com