Serbia e vendosur, Daçiç: Kosova s’duhet të ketë vend në OKB, kemi argumente të forta

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç ka thënë se si qytetar dhe si anëtar i qeverisë është i kënaqur që Aleksandër Vuçiç po përfaqëson Serbinë në bisedimet e vështira me Prishtinën, sepse siç thekson ai e di shumë mirë sa e vështirë është. I pyetur se sa e vështirë ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe tu rezistojë presioneve që kanë të bëjnë me mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Daçiç ka thënë se Serbia po mbron interesat e saj, sovranitetin dhe integritetin territorial, por ka sqaruar se vendi e ka lënë të hapur mundësinë e vendosjes së sanksioneve, nëse qytetarët dhe ekonomia serbe mund të vuajnë nga pasojat e mosvendosjes së sanksioneve. Aika theksuar se nuk pret që SHBA-ja dhe BE-ja të ndryshojnë qëndrimin e tyre sepse e kanë njohur Kosovën, por kanë ndryshuar qëndrimin ndaj problemit. “Do të ishte marrëzi për ne ta presim këtë nga Amerika, Gjermania, Franca apo dikush në Perëndim që e ka njohur Kosovën. Ata po ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj problemit, i cili është i mirë dhe i dobishëm për Serbinë. Ata janë plotësisht me ne, as për ta nuk është e lehtë, por e respektojnë këtë”, tha Daçiç. Ministri ka theksuar se Serbia ka argumente të forta dhe qëndrim se Kosova nuk duhet të ketë vend në OKB. “Tani po investojmë gjithçka që mundemi në krijimin e zgjidhjeve më të mira për Serbinë dhe për popullin tonë në Kosovë e Metohi. Ne nuk duam që asgjë të pengojë këtë qëllim. Për momentin, shumica dërrmuese e 106 anëtarëve të OKB-së nuk e njohin Kosovën si shtet, 84 e njohin dhe tre shtete nuk kanë një qëndrim të qartë. Ky është argumenti ynë i fortë në bisedime, sidomos si tregues i arsyetimit të qëndrimit tonë se Prishtina nuk duhet të ketë vend në OKB”, shtoi Daçiç.