Sfida me Njukastëllin ishte delikate”, Guardiola: Tri ndeshjet e radhës, përcaktuese

Një Fill Foden në formë të shkëlqyer, i cili rigjeti edhe njëherë rrugën e golit në fitoren e Mançester Sitit 2-0 ndaj Njukasëllit, e dërgoi në 4 gola në 3 ndeshje numrin e rrjetave të tij në ndeshjen e fundjavës për kampionët e Anglisë.Goli i talentit anglez pas 15 minutash i hapi rrugën e fitores “Qytetarëve”, të cilët në minutën e 67-të do të shënonin edhe golin e dytë me Bernardo Silvën. Skuadra e Edi Haut pati momentet e saj kur goditja e Longstafit u bllokua nga Uillsoni, përpara se Uillok dhe Isak të kërcënonin në pjesën e dytë. Por porta e Edersonit mbeti e paprekur për herë të 100-të në Premier Ligë.

REAGIMI – Pep Guardiola e cilëson një rezultat shumë të rëndësishëm fitoren ndaj Njukasëllit në këtë moment të sezonit. “Ata patën shanset e tyre për të shënuar. Është Njukasëlli, një skuadër e jashtëzakonshme. Vetëm një javë më parë ishin në finalen e Kupës së Ligës dhe kanë qenë në 4-5 vendet e para. Çfarë prisni të ndodhë? Ne luajtëm një pjesë të parë shumë të mirë dhe pasi ndeshja po shkonte në të dyja drejtimet, ne aktivizuam Bernardon për ta zgjatur kohën e zotërimit të topit. Na duhej ta mbanim më shumë topin. Është një rezultat shumë i mirë për ne, sepse ishte një ndeshje delikate. Tani kemi tri ndeshje në kompeticione të ndryshme përpara pushimit të kombëtareve, të cilat do të përcaktojnë sezonin tonë”, tha trajneri i Mançester Sitit.