Sfida përballë Dinamos së Zagbrebit, Stefano Pioli shpreson te rikuperimi i tre lojtarëve

Teksa prej kartonit të kuq ka humbur Fikajo Tomorin për ndeshjen e radhës në Champions, Stefano Pioli shpreson në rikuperimin e Simon Kjaerit. Danezi ka një dëmtimmuskulor, nga i cili pritet të jetë shëruar pas një javë.

Ai mund të jetë në fushë që ndaj Monzës më 22 tetor, ndaj sfida e datës 25 në Zagreb është brenda mundësive.

Diskutim i njëjte për Majk Menjanë, i cili në javën e ardhshme do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje pas dëmtimit në pulpë të pësuar me kombëtaren.

Ndërkohë, Sharl de Ketelare vijon punën në palestër, teksa rikthimi i tij gjithashtu pritet të ndodhë mes ndeshjes me Monzën dhe asaj të Champions-it për transfertën kroate.