Shanghai përforcon rregulat e ashpra ‘zero-COVID’, pavarësisht kritikave nga OBSH

Kinë – Shanghai përforcoi të mërkurën, politikën e rreptë “zero-COVID” për vënien nën kontroll të pandemisë, vetëm një ditë pasi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se kjo nuk ishte e fortë sa duhej dhe i kërkoi Kinës të ndryshonte strategjitë.

Ndërsa qyteti më i madh i Kinës ka parë rritje në përhapjen e COVID-19, çdo lehtësim në masat e parandalimit dhe kontrollit mund të bëjë të shpërthejë, u tha gazetarëve Zv.drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve të Shangait, Ëu Huanyu.

“Në të njëjtën kohë, tani është edhe momenti më i vështirë dhe më kritik për qytetin tonë për të përmbushur qëllimin “zero-COVID”, tha Ëu në një konferencë ditore.

“Nëse e ulim vigjilencën, epidemia mund të rikthehet, ndaj është e nevojshme të zbatohet me këmbëngulje puna e parandalimit dhe kontrollit pa u çlodhur”, tha ai.

Ëu nuk dha asnjë indikacion se ishte në dijeni të komenteve të Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili tha se kishte zhvilluar diskutime me ekspertë kinezë mbi nevojën për të kaluar në një qasje të re në dritën e njohurive të reja rreth virusit.