Interi ka fituar Superkupën e Italisë këtë të hënë, por nuk ka shumë kohë për të festuar. Skuadra kthehet përsëri shpejt në fushë për kampionatin italian me një sfidë shumë delikate në transfertë dhe me mungesa të rëndësishme në përbërje.
Skuadra e Inzagit do të udhëtojë drejt Firences ku të dielën në mbrëmje, në orën 20:45, do të përballet me Fiorentinën, ekip me pretendime për të hyrë në zonën Champions në këtë edicion.
Ky do të jetë një rast mjaft i mire për Kristjan Asllanin, pasi pritet të nisë ndeshjen nga minuta e parë bashkë me Fratezin, duke zëvendësuar dy shtyllat r mesfushës të cilët janë pezulluar Nikolo Barela dhe Hakan Çalhanollu.
Mesfushori shqiptar është përdorur vazhdimisht si zëvendësues i turkut në minutat e fundit të ndeshjeve nga Inzagi dhe tashmë me mungesën e tij, do të ketë të sigurt praninë nga minuta e parë në fushën e lojës ndaj Fiorentinës.