SHBA, 53 mln dollarë për Ukrainën/ Ambasada amerikane në Tiranë: Antony Blinken i quajti “barbare” sulmet ndaj furnizimit të civilëve me energji dhe ujë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë teksa i referohet situatës në Ukrainë thotë se Amerika po ofron një ndihmë prej 53 mln dollarësh për të riparuar sistemet elektrike të shkatërruara nga sulmet ruse.

Sipas ambasadës, ndihma do të japë pajisje kritike të rrjetit elektrik, duke përfshirë transformatorë dhe ndërprerës, si dhe automjete për të ndihmuar ukrainasit gjatë dimrit.

Po ashtu ambasada sjell në vëmendje deklaratën e Sekretarit të Shtetit, i cili i quajti “barbare” sulmet ndaj furnizimit të civilëve me energji dhe ujë”.

“Shtetet e Bashkuara po ofrojnë një ndihmë shtesë prej 53 milionë dollarësh për të riparuar sistemet elektrike të Ukrainës pasi sulmet ushtarake të Rusisë kanë shënjestruar në mënyrë të përsëritur sektorin energjetik të Ukrainës. Ndihma do të japë pajisje kritike të rrjetit elektrik, duke përfshirë transformatorë dhe ndërprerës, si dhe automjete për të ndihmuar ukrainasit gjatë dimrit. Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken i quajti “barbare” sulmet ndaj furnizimit të civilëve me energji dhe ujë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.