Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nxjer të tjera detaje të ndihmës së re ushtarake prej 2.6 miliardë dollarësh për Ukrainën – për të ndihmuar vendin në luftën kundër forcave ruse. Paketa përfshin shumëllojshmëri municionesh nga rezervat e Pentagonit, të destinuara për të mbërritur shpejt në fushëbetejë.
Gjithashtu, në paketë përfshihen sisteme raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, HIMARS, dhe raketa kundërajrore Patriot – për të ndihmuar në pengimin e goditjeve ajrore ruse të infrastrukturës së Ukrainës.
Sipas Pentagonit, në paketë do të ketë edhe armë të vogla dhe mjete transporti të pajisjeve të rënda, si dhe municione shtesë për sistemet e mbrojtjes ajrore NASAMS.