Shefja IKMT-së së Sarandës Romina Pulaj nuk po përshtatet me jetën e burgut, ndërsa vartësi, njëherësh bandilli i saj Martin Arapi, vijon të fshihet nëpër Sarandë, për t’i shpëtuar arrestimit.
Në gjendje të rëndësuar psikologjike, shefja Pulaj ka përfunduar disa herë në spitalin e burgut, ndërsa bëri edhe një kërkesë për të ndryshuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, kërkesë e cila u rrëzua nga gjykata, duke e lënë në burg 32-vjeçaren.
‘Prapaskena’ mëson se Romina Pulaj, ditët e fundit, i ka bërë 7 faqe letër prokurorit të çështjes, duke i kërkuar lirimin nga burgu, duke i zëvendësuar masën e sigurisë. Përmbajtja e letrës është e mbushur me lutje, përgjërime, përjetime në qeli dhe ëndrra të goditura.
Në letër, shefja e IKMT shprehet edhe për jetën e re që e pret jashtë, por pa e përmendur bandillin e saj, Martin Arapi, të cilin e kishte vartës dhe që lejonin bashkë ndërtimin e kullave pa leje në Sarandë, duke bërë pazare me bosët e kartelit të ndërtimit.
Shefja e IKMT-së së Sarandës Romina Pulaj dhe vartësi i saj Martin Arapi, përveçse kalonin natën bashkë, bashkëpunonin me oligarkët e ndërtimit, për të lejuar ngritjen e kullave pa leje në Sarandë.
Në momentin e arrestimit nga policia, në kuadër të operacionit ‘Heshtja’, mesnatën e datës 22 shkurt, Pulaj ndodhej në shtëpi nën shoqërinë e vartësit të saj, Martin Arapi.
Çifti ka qenë i zhveshur në momentin kur policia ka trokitur në derë. Ata kanë kërkuar dy minuta kohë për të hapur derën, sa të visheshin.
Policia i ka vendosur prangat shefes Romina Pulaj. Tre ditë më vonë, pasi Pulaj është marrë në pyetje, prokuroria ka kërkuar arrestimin e vartësit të saj.
Ashtu ai ndaj shefes së tij, edhe mbi Arapin rëndon e njëjta akuzë, ajo e shpërdorimit të detyrës duke lejuar ndërtimin e objektit në kundërshtim me ligjin.
Në kërkim vijon të jetë edhe ndërtuesi Pando Papuçi, 66 vjeç, i cili ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7 kate.
Arsyeja se pse ‘Prapaskena’ ka publikuar detaje nga jeta private e shefes së IKMT-së, konsiston në faktin se kemi të bëjmë me një rast ku raportet intime private janë të ndërthura me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës publike. Në Shqipëri mijëra burra dhe gra, djem dhe vajza kanë jetë private, dhe akujt nuk i intereson jeta e tyre private, askush nuk i trazon ata, përderisa nuk cenojnë interesin publik dhe besimin e qytetarëve tek pushteti drejtues.
Jo rastësisht, Martin Arapi, me të cilën Romina Pulaj kishte nisur një lidhje intime, është shpallur në kërkim nga policia si bashkëpunëtor me shefen Pulaj, ku që të dy bashkëpunonin me mafien e ndërtimit, duke ngritur kulla pa leje.
Deri në vitin 2019, Romina Pulaj ishte një juriste e panjohur në zonën e Sarandës. Por, nuk ishte aq e panjohur për ish deputetin Alket Hyseni. Madje, në rrethet e pushtetit në Sarandë ajo thirrej edhe si ‘Romina e Alketit’. Nuk dihet me saktësi se çfarë raporti ka pasur Romina Alliaj me deputetin Hyseni, por ajo, nga vajzë e panjohur, u emëruar drejtore e Hipotekës kur ishte vetëm 28 vjeçe.
Pas këtij posti, po me dorën e Alket Hysenit, Romina Pulaj u emërua drejtoreshë e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë. Këtu nisi të njihej edhe me botën e milionave dhe pushtetin e madh të parasë së pisët, falë bashkëpunimit të kartelin e ndërtimit në Sarandë, duke lejuar ndërtime abuzive.
Ky është edhe momenti kur Pulaj i ktheu shpinën ‘ujkut të vjetër’ Alket Hyseni i akuzuar për rrëmbim pronash, ndërsa nisi edhe një romancë me vartësin e saj Martin Arapin. Ende nuk dihet se kush e përdorte më shumë tjetrin në lidhje me korrupsionin me ndërtimet, Arapi Pulajn apo Pulaj Arapin, por dyshja përveç shtratit, ndanin miliona, ndërsa Hyseni u dukej thjeshtë një bezdisje.