“Sheikja” e Komisionit të Vetingut Genta Bungo (Tafaj) /100 milionë në llogari bankare të ardhura nga Korrupsioni

Gjatë procesit të Vetingut, publiku është njohur me llogaritë bankare të gjyqtarëve e prokurorëve, disa prej të cilave në shuma aq të mëdha, sa, në leksikun e përditshëm, janë konsideruar si “sheikët” e sistemit të drejtësisë edhe pse kanë një jetë që punojnë në drejtësi.
E kundërta ndodh me ata që kontrollojnë drejtësinë ku disa kanë ardhur sheik dhe disa të tjerë janë bërë sheik gjat detyrës së tyre në kontrollin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Nga ana e ëëë.in-front.org janë publikuar skandale dhe veprime kriminale, korruptive të kryer nga ana e komisionerëve të cilët kanë detyrë të realizojnë dhe kontrojnë drejtësinë dhe jo të vendosin gjoba duke duke shkelur mbi ligjin .
Përveç të ardhurave të shumta që kanë përfituar këta komisioner gjatë verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët kanë vendosur gjoba të majme me kushtin që të kalojnë proçesin e vetingut, ata kanë ardhur të krimbur në paligjshmëri dhe në jetën e mëparshme , të cilët pa përjashtim kanë kryer veprime korruptive nga të cilat kanë përfituar të ardhura të shumta të cilat nuk janë deklaruar.
Por, disa të dhënave të siguruara nga ana jonë, referojnë se të ashtuquajturit “sheikë” gjenden edhe në radhët e vetë komisionerëve të Vetingut të cilët e mbajnë këtë post në kundërshtim me ligjin.
Një ndër këto komisioner është dhe Genta Bungo (Tafaj) e cila rezulton se ka një llogari bankare në vlerën 100 milionë lekë (të vjetra) në një prej bankave të nivelit të dytë nga të cilat i mungojnë deklarimet në organet tatimore.
Në disa dokumenta konfidencialë, rezulton se kryetarja e Komisionit të Vetingut dhe bashkëshorti i saj (i ndjerë) kanë hapur një llogari bankare në vlerën e 10 milionë lekëvë të reja.
Në dokumentat e llogarisë bankare, Genta Bungo (Tafaj) ka deklaruar se kjo shumë është krijuar nga të ardhurat e dy bashkëshortëve ndër vite por nuk ka dhënë shpjegime dhe dokumenta që vërtetojnë burimin e këtyre të ardhurave.
Nga dokumentat zyrtare, rezulton se Genta Bungo (Tafaj), në vitin 2013, ka krijuar një zyrë përmbarimore, së bashku me një person tjetër, në cilësinë e ortakut me 50% të kapitalit port ë ardhurat e 10 milionë lekëvë të reja nuk rezulton të jenë nga ky biznes.
Genta Bungo ka qenë për një periudhë kohe edhe administratore e zyrës përmbarimore. Në korrik 2017, pra 4 vjet pas krijimit të Zyrës Përmbarimore, ajo jep dorëheqjen si administratore dhe shet kuotat e kapitalit, pasi u zgjodh nga Parlamenti i Shqipërisë në postin e komisioneres pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Ndërsa bashkëshorti i saj, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme në nëntor 2018, ka qenë specialist në Drejtorinë e Transportit Rrugor. Paga e tij, për shkak të pozicionit, ka qenë në mesataren e rrogave shtetërore.
Pra, duket qartë që llogaria 100 milionëshe e Genta Bungo (Tafaj) nuk është krijuar kryesisht nga të ardhurat e saj, si Përmbaruese Gjyqësore.
Lindin dyshime se llogaria 100 milionëshe e Genta Bungo (Tafaj) janë të ardhura të krijuara nga veprimet korruptive dhe kriminale, të kryera nga kjo shtetase në kohën kur ka ushtruar detyrën e petagoges në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë.
Të gjithë studentët e edukuar nga Genta Bungo (Tafaj), shprehen se për një provim kjo e fundit kërkonte 250 euro për person.
Është skandaloze të mendosh se si Genta Bungo (Tafaj), heton dhe gjykon gjyqtar kur ajo vet është në kushte të njëjta dhe më keq se ata gjyqtar dhe prokuror të cilët kanë mbajtur mbi supe një shtet në 30 vjet tranzicion.