Shënoi dy gola përballë Arsenalit, De Bryjne mban me këmbë në tokë Sitin: Ka edhe 7 ndeshje, gjithçka mund të ndodhë

Kevin de Bryjne vlerëson fitoren e Sitit, por nuk mendon se ajo ishte përcaktuese për garën për titull.

“Mendoj se ishte një fitore e madhe. Është gjithnjë e rëndësishme të fitosh këtë ndeshje. Shumë njerëz do të thonë se vendosi titullin, por në mendjen tonë rëndësi ka që të luajmë mirë dhe ne e bëmë.

Ne kemi ende 7 ndeshje për të luajtur dhe mund të ndodhin shumë gjëra. Por ne jemi në një fazë të sezonit ku çdo ndeshje fitorja është e detyruar.

Nëse do të ishim mundur nga Arsenali do të kishte qenë shumë e vështirë. Atmosfera ka ndryshuar shumë këto vitet e fundi. Tifozët ishin të pabesueshëm. Kur sheh 50 mijë tifozë që kërcejnë me kurriz nga fusha i ushtron presion kundërshtarit”.