Shënova gol special, Rodri: Rezultat i shkëlqyer ndaj Bajernit, ja kush ishte çelësi ynë

Për Rodrigon goli i parë në karrierën e tij në Champions do të mbahet mend gjatë. Një kryevepër nga distanca, që u ndal në trekëndëshin e portierit Zomer.

Mesfushori i Mançester Sitit tha për mikrofonat e “BT Sports”: “Është një rezultat i shkëlqyer dhe një përpjekje e madhe që ne bëmë. Është e shkëlqyer ajo që bëmë, intensiteti që treguam, dëshira për të hyrë në çdo betejë. Çelësi sot ishte mbrojtja jonë. Goli im ishte shumë special. Ishte një gol i bukur për të ndihmuar skuadrën, ndërsa ne po vuanim ndaj një ekipi të shkëlqyer si Bajerni dhe na dha besim”, tha mesfushori spanjoll pas aktit të parë të çerekfinales në “Etihad”.

REZULTATET – Mançester Siti i shkaktoi humbjen më të thellë Bajernit të Mynihut në Champions që prej shtatorit 2017, kur humbën 3-0 në Paris. Por anglezët i shkaktuan gjermanëve humbjen më të thellë në fazën me eliminim direkt të Champions që prej majit 2015, kur u mundën 3-0 në gjysmëfinalen e parë në Barcelonë.