Një sherr i madh është shënuar mes 8 personave në Trieste të Italisë. Kanë qenë kalimtarët ata që kanë filmuar gjithë skenën horror.
Në pamje duken disa persona që qëllojnë pa ndalim me grushta dhe shkelma një person pa bluzë.
Ndërsa ky i fundit qëndon i shtrirë në tokë, i dëmtuar nga dhuna e shkaktuar ndaj tij. Në një moment, i afrohet një shok me një lopatë në dorë, që mesa duket tremb grupin rival duke i detyruar që të largohen.