Sherr me sende të forta, dhunë në familje dhe të dehur në timon, arrestohen 5 persona në Tiranë, procedohet 1 tjetër

Pesë persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Uniformat blu bëjnë me doje se në pranga ka rënë 24-vjeçari A.G., , për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Dhuna në familje”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin L. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, si dhe kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. H., 21 vjeç (vëllai i 33-vjeçarit), pasi kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin, në një lokal, në rrugën “Myrtezim Këlliçi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasen L. G., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

 

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. T., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.