Sherr me thika në Durrës/ 60-vjeçari në gjendje të rëndë, kush është autori (EMRI)

Një 60-vjeçar në Durrës ka mbetur i plagosur me thikë, pas një sherri me 54-vjeçar.Mësohet se pas një debati për motive të dobëta, 54-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur 60-vjeçarin. Policia bën me dije se 60-vjeçari ndodhet në spital, në gjendje të rëndë, ndërsa autori i identifikuar si Ermal Çitizi, është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 60-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, 54-vjeçari.

Në lagjen nr. 14, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Ç, 54 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. D., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqerimin në Komisariat të shtetasit E. Ç., për veprime të mëtejshme.Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.