Shfaqje me 6 gola, Benfika kalon e qetë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve

Benfika nuk ka zhgënjyer pritshmërinë, teksa ka siguruar kalimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve me një paraqitje bindëse përballë Klub Bryzh.Pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë në transfertë, portugezët e kishin të thjeshtë të administronin gjithçka në duelin e kthimit, ku dominuan me një lojë bindëse nga minuta e parë. Ndaj edhe golat nuk munguan me Rafa Silva e Gonçalo Ramos që tundën rrjetën në fundin e pjesës së parë duke bërë formalitet vijimin e duelit.

Në pjesën e dytë përsëri Gonçalo Ramos, Zhoao Mario dhe Neres tundën përsëri rrjetën për vendasit ndërsa Meijer shënoi golin e flamurit për belgët në këtë disfatë të thellë 5-1.

Benfika-Klub Bryzh 5-1
38′ Rafa Silva, 45’+2’, 57′ Gonçalo Ramos, 71′ (p) Zhoao Mario, 78′ Neres/ 87′ Meijer