Shifrat fantastike të Interit e dërgojnë drejt titullit, por Juventus nuk dorëzohet

Shifrat e Interit këtë sezon janë me të vërtetë fantastike, për këtë arsye shihen nga opinioni sportiv si favoritët kryesor për të triumfuar në Serie A.

Me 51 pikë në 20 ndeshje, Inter qëndron në krye dhe fitorja e fundit 5-1 në transfertë kundër Monza-s përmirësoi akoma më shumë statistikat e tyre. Në 20 javë zikaltërit kanë shënuar 49 gola, 20 më shumë se sa Juventus, janë sulmi më i mirë në Serie A.

Në 5 vendet e para të golashënuesve më të mirë, tre prej tyre vijnë nga Inter. Golashënuesi më i mirë i Inter është Lautaro Martinez me 18 gola, ndërsa golashënuesi më i mirë i Juves është Vlahoviç me 7 gola. Nga 49 gola që kanë shënuar, 29 prej tyre kanë ardhur me aksion, më mirë se çdo skuadër tjetër. Zikaltërit kanë pësuar 10 gola, dy më pak se Juve, janë edhe mbrojtja më e mirë sezonit, me një diferencë prej plus 39

Ndaj Monzës ishte ndeshje e pestë që Inter e mbyll me goleadë, ndërsa Juventus shquhet për faktin që janë ekipi i parë në Serie A që fiton me një gol diferencë, nga 14 fitore këtë sezon 10 prej tyre i kanë fituar me një gol diferencë.

Nëse i referohemi vetëm këtyre shifrave diferenca është shumë e madhe, por momenti i së vërtetës vjen me 4 shkurt kur Juventus do të vizitojë Interin në “San Siro”, ndërsa ndeshja e parë ndërmjet tyre përfundoi në barazim 1-1.