1. Erkin Hima
2. Edis Hallkokondi
3. Rando Muçollari
4. Arlend Muçollari
5. Lubjan Heri
6. Sergej Muhollari
7. Emiljano Karaj
8. Henri Katroshi
9. Igli Eski
10. Reshit Kurteshi
11.Devis Zypçe
12. Klajdi Papa
13. Armand Sula
14. K. Begaj (femër)
15. Bledar Krasniqi
Policia tha se pas një hetimi proaktiv disamujor, duke aplikuar metoda speciale të hetimit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat e siguruara, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka urdhëruar ndalimin e 15 shtetasve që ushtronin këtë aktivitet kriminal.
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndët narkotike, kryesisht kokainë dhe heroinë, e tregtonin ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në lokale nate. Gjithashtu, disa prej këtyre shtetasve siguronin lëndën narkotike kanabis dhe tentonin ta shisnin edhe në afërsi të disa shkollave në qytetin e Tiranës.
NJOFTIMI NGA PROKURORIA
Shpërndanin lëndë narkotike në shkolla, Prokuroria Tiranë kërkon arrestimin e 15 personave pas disa muajsh hetime
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar dy Procedime Penale 6192/2022 dhe 7446/2022.
Në drejtimin e Prokurorisë, në datën 09.11.2022 nga Seksioni për hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale u finalizua operacioni i koduar ‘Tentakulat’ gjatë të cilit janë ekzekutuar 15 urdhra ndalimi dhe arrestuar në flagrancë 15 persona.
Arrestimi u bë i mundur pas një hetimi disa mujor duke përdorur metoda speciale të hetimit. Në dy procedime penale të ndryshme, u arrit të dokumentohej aktiviteti kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme si dhe në disa shkolla.