Heung-Min Son tha se i vinte keq që sheh trajnerin e Totenhemit, Antonio Konte të largohej nga klubi dhe ndihet përgjegjës për largimin e italianit.30-vjeçari përfundoi si golashënuesi më i mirë në Premier Ligë me 23 gola për të ndihmuar “spërsat” të përfundonin të katërtit me Konten sezonin e kaluar, por sulmuesi i Koresë së Jugut ka shënuar vetëm gjashtë herë në kampionat deri më tani.
Konte u shkarkua nga Totenhemi të dielën, tetë ditë pasi ai i quajti lojtarët e tij “egoistë” pas barazimit 3-3 në Sauthempton.
“Si lojtar, më vjen shumë keq. Ai është një trajner i klasit botëror dhe ne patëm një udhëtim të mrekullueshëm së bashku. Duhet të kisha luajtur më mirë. Ndihem përgjegjës për largimin e tij, sepse nuk e kam ndihmuar shumë klubin”.