Një video e fuqishme nga një qytetar i zemëruar ka nxjerrë zbuluar një nga plagët më të rënda të Durrësit, ndotjen masive mjedisore që po vijon pa kontroll, me firmën dhe bekimin e kryeministrit Edi Rama. Ai akuzon qeverinë për dhënien e një toke prej 50,000 m2 kompanisë private “Albar”, e cila po hedh ujërat e ndotura direkt në det, duke shkatërruar bregdetin dhe shëndetin e qytetarëve.
Por më tragjike është heshtja dhe papërgjegjshmëria e institucioneve shtetërore, të cilat, pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme, nuk kanë ndërmarrë asnjë masë efektive për të ndaluar këtë katastrofë ekologjike. Inspektorët, prokuroria, bashkia dhe ministritë përkatëse duken si spektatorë të heshtur të një shkatërrimi që po ndodh përpara syve të tyre.
Në këtë situatë, qytetari që denoncon Rama-n e quan atë “kriminelin më të madh të Shqipërisë” një akuzë që pasqyron mërzinë dhe zemërimin e qytetarëve ndaj një qeverisjeje që i sheh qytetarët si objekte për fitime dhe jo si njerëz që meritojnë një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.
Ky skandal nuk është thjesht një çështje mjedisore, por një krim i rëndë kundër shëndetit publik, integritetit territorial dhe të ardhmes së Shqipërisë.
Institucionet duhet të zgjojnë menjëherë ndërgjegjen dhe të veprojnë me përgjegjësi! Heshtja dhe neglizhenca janë bashkëfajtore me ndotjen dhe shkatërrimin që po bëhet në Durrës.
Ndotja duhet të ndalet, përgjegjësit të dënohen dhe qytetarët të mbrohen!