“Shkova të filmoja parcelat me kanabis kur…”. Artan Hoxha tregon incidentin që i ndodhi në malet e Krujës

Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer një episod që i ka ndodhur teksa kishte shkuar në mallet e Krujës për të filmuar me dron parcelat me kanabis.

Hoxha tha se kishte shkuar për të kontrolluar për një arë kanabisi, por papritur rojet e kultivuesve ia kishin rrëzuar atë duke mos mundur që të sigurojë filmimet. Gazetari u shpreh se më pas policia bëri aksion në atë zonë duke korrur rrënjët e kanabisit që gjendeshin aty.

“Kjo bimë ka krijuar një problematikë tjetër. Sepse avioni mund ta ketë skanuar këtë zonë dhe ajo del  e pastër, pastaj kultivuesit mbjellin këtë bimën, e cila rritet për dy muaj.

Unë di që ajo zona ku është mbjellë parcela në fjalë është skanuar në korrik dhe ka dalë e pastër, por këta kanë mbjellë menjëherë pas skanimit me avion kanabisin duke e marrë prodhimin shumë shpejt.

Kjo bën që autoritetet të ndryshojnë  medoemos mënyrën e kontrollit pasi një prodhim kaq i shpejtë e nxjerr jashtë loje strategjinë e tanishme të skanimit në qershor për shembull”, tha Artan Hoxha.