Një efektiv policie është dhunuar nga një shofer makine në Vlorë.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike, ku efektivi i ka kërkuar shoferit që të dilte nga makina, por pasi ai nuk ka pranuar, efektivi ka lajmëruar forcat Shqiponja.
Menjëherë sapo ata kanë mbërritur, shoferi ka dalë dhe ka dhunuar policin, çka bëri që ai të arrestohej menjëherë.
Ndërkohë efektivi ndodhet në spital pë të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe bëhet me dije se autori gjatë momentit të sulmit ka qenë nën efektin e alkoolit.