Roçi momentalisht ndodhet në burg në Belgjikë. Ndërsa në kërkim për vrasjen e Spahiut është shpallur Mikel Qosja.
Elton Roçi, kushëriri i Eljo Bitrit të arrestuar nga SPAK për llogari të operacionit “Plumbi i Artë”, rezulton të jetë njeriu që ka shitur dhe ka dhënë informacion për vrasjen e Arjan Spahiut në Molenbeek të Belgjikës.
Emri i Elton Roçit ose “Fat Katnari” rezulton si i përfshirë në ekzekutimin e Spahisë në vitin 2020. Ai është zbuluar së fundmi në dosjen “Dumani”, e cila tashmë ka shkuar në gjyq me disa të pandehur.
Siç del në dokumentet hetimore, Roçi ka qenë shok fëmijërie me Arjan Spahiun dhe për shkak të njohjes së vjetër dhe kryerjes së punëve të pista, ata dinin shumë për njëri-tjetrin.
Madje Elton Roçi është dhe njeriu që ka ndërmjetësuar takimin e parë të zhvilluar mes Arjan Spahiut dhe Nuredin Dumanit.
Takim nga i cili është pasuar më pas në një marrëveshje trepalëshe midis Dumanit, Spahisë dhe Alibej, për të kryer disa vrasje në Durrës, Peqin dhe Elbasan.
Takim nga i cili është pasuar më pas në një marrëveshje trepalëshe midis Dumanit, Spahisë dhe Alibej, për të kryer disa vrasje në Durrës, Peqin dhe Elbasan.
Roçi momentalisht ndodhet në burg në Belgjikë. Ndërsa në kërkim për vrasjen e Spahiut është shpallur Mikel Qosja alias “Keli i Kicit” që tashmë ndodhet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.