Shokuese/ Mamaja merr 2 fëmijët e vegjël në krah dhe hidhet nga lartësia, zbulohet letra e lamtumirës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Moskë. Bëhet me dije se një nënë 34-vjeçare,Olga Zharkova, ka ndërmarrë aktin makabër duke u hedhur nga lartësia 200 metër së bashku me foshnjën e saj një muajsh dhe djalin  tre vjeç.

Nëna e dy fëmijëve dyshohet të ketë vuajtur nga depresioni akut pas lindjes para se të vriste veten dhe fëmijët e saj, thonë hetuesit.

Zharkova, gruaja e një oficeri ushtarak rus, thuhet se kishte shkruar një shënim ku thoshte se nuk donte t’i linte fëmijët e saj në këtë “botë të vështirë, të zymtë” dhe i mbante fëmijët në krahë teksa binte nga banesa e lartë.