Ka përfunduar në Nion të Zvicrës, shorti i raundit të 1/8-ve me eliminim direkt, teksa goglat kanë rezervuar përballje të vështira dhe finale të parakohshme që në këtë fazë.
Spikasin duelet Liverpul-Real Madrid, PSG-Bajern Mynih dhe Milan-Totenhem. Short i lehtë për Interin e Simone Inzagit, teksa “peshkojnë” Porton.
Duele të “zjarrta” priten të jenë edhe Lajpcig-Mançester Siti dhe Borusia Dortmund-Çelsi.
LAJPCIG – MANÇESTER SITI
KLAB BRYZH – BENFIKA
LIVERPUL – REAL MADRID
MILAN – TOTENHAM
FRANKFURT – NAPOLI
BORUSIA DORTMUND – ÇELSI
INTER – PORTO
PSG – BAJERN MYNIH