Në orën 12:00 në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së Kampioneve dhe tetë skuadrat çerefinaliste mësuan emrat e kundërshtarëve të tyre në raundin e ardhshëm.Çifti i parë është Real Madrid-Çelsi ku pritet të jetë një duel shumë i fortë. Sfida e dytë do të jetë, Benfika do të presë Interin pasi ndeshja e parë do të luhet në Portugali.
Përballje titanësh do të jetë mes Mançester Siti dhe Bajernit të Mynihut. Goglat vendosën përballë njëra tjetrës dy ekipe italiane, Napolin dhe Milanin.SHORTI
REAL MADRID- ÇELSI
BENFIKA- INTER
MANÇESTER SITI – BAJERN MYNIH
NAPOLI- MILAN