Liga e Europës mëson sot sfidat e raundit të 1/8-ave, me 16 skuadra që do të njihen me kundërshtarët e tyre.Shorti do të ndahet nga dy vazo, ku skuadrat fituese të çdo grupi do të ndeshen me ekipet fituese që erdhën nga faza “playoff”.
Dy skuadra nga i njëjti shtet nuk mund të ndeshen, ndërsa për të tjerat çdo mundësi është e hapur.
Në vazon e parë ndodhen ekipe si Arsenal, Betis, Sociedad e Fejnord, ndërsa në të dytën janë Juventus, Mançester Junajtid, Roma Sevija, Leverkusen etj.
VAZOT:
VAZO 1: Arsenal, Fenerbahçe, Ferençvarosh, Fejnord, Fraiburg, Real Betis, Real Sociedad, Rojl Union SG.
VAZO 2: Bajer Leverkusen, Juventus, Mançester Junajtid, Roma, Sevija, Shakhtjos, Sporting Lisbonë, Union Berlin.