Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një banesë në Gothenburg në Suedi ku 25 persona mbetën të plagosur dhe u dërguan menjëherë në spital.
Mediat vendase shkruajnë se 3 nga të plagosurit janë në gjendje kritike, ndërsa policia raporton se ka nisur një hetim, edhe pse nuk ka asnjë të dyshuar deri tani.
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Apartamentet dhe shkallët janë dëmtuar. Është e paqartë për momentin se çfarë e shkaktoi shpërthimin,” thanë shërbimet e urgjencës në Gothenburg.