Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë,i merr jetën familjes Gjoka!

 

Në qytetin e Velipojës ka shpërthyer një bombël gazi ,i cili ky shpërthim i mori jetën 3 fëmijëve dhe mamasë së një familjeje.

Dy vajzat  Klarisa,  Daniela dhe vëllai i tyre Enriko së bashku me mamanë u dërguan në Itali për  kurim por fatkeqësisht nuk ia dolën të kthehen gjallë në Shqipëri.

Deri ditën e sotme Enriko 12 vjecari dhe djali i vetëm i familjes Gjoka ishte nën kujdesin e mjekëve Italian, por ai  humbi betejën me palgët e marra dhe gjatë ditës së somte ai ka ndërruar jetë. Kështu e gjithë familja Gjoka u shua duke lënë pas të vetëm e me dhimbje të madhe kryefamiljarin Arbenin i cili prej vitesh jetonte në emigracion.