Shqetësimi muskulor, sulmuesi i Interit humbet Bolonjën dhe rrezikon Leçen

Pasi nuk ia doli të ishte i disponueshëm për ndeshjen me Lacion të dielën në mbrëmje për shkak të një problemi muskulor të pësuar të shtunën, Aleksis Sançez nuk do ia dalë të jetë gati as për sfidën e nesërme ndaj Bolonjës, të vlefshme për 1/8-at e Kupës së Italisë.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, kiliani nuk ka marrë pjesë as dje në stërvitjen e grupit dhe ka kryer stërvitje të personalizuar, duke e bërë kështu të sigurt mungesën e tij në Kupë.

Ajo që ngelet për t’u vlerësuar do të jetë gatishmëria e tij për sfidën e fundjavës në kampionat ndaj Leçes, ndërkohë që për t’u parë do të jetë edhe zgjedhja e Inzagit nesër në sulm, aty ku pritet nisja e Arnautoviçit titullar.

Turam dhe Lautaro parashikoheshin të qëndronin në stol me austriakun dhe kilianin nga minuta e parë, por dëmtimi i Sançezit do e detyrojë Inzagin të bëjë një tjetër zgjedhje. Në rast kualifikimi, Interi do të gjejë në çerekfinale të Kupës së Italisë Fiorentinën, rivalin e finales së sezonit të shkuar.