Shqipëria ëndërron Europianin, Silvinjo shkruan shqip në “Instagram”: Ky grumbullim na ndihmoi të ushqenin lidhjen tonë të mrekullueshme

Shqipëria dhuron spektakël në ishull dhe ndjek ëndrrën e Europianit. Kuqezinjtë e Silvinjos shënojnë tri herë në portën e Ishujve Faroe dhe përfitojnë nga humbja e Polonisë, çka ngjit përfaqësuesen në vendin e dytë me gjashtë pikë. Meritë për këtë moment të mirë ka padyshim trajneri brazilian, i cili ka futur një frymë pozitive duke bashkuar grupin.

Ndërkohë ditën e sotme, Silvinjo, ka zgjedhur të bëjë një status dedikuar kombëtares për sa i përket këtij grumbullimi. Interesant është fakti se trajneri i Kombëtares, ka zgjedhur që krah gjuhës portugeze të shkruaj edhe në shqip. 

STATUSI I SILVINJOS:  

Këto kanë qënë ditë intensive dhe shumë produktive pune e përgatitjeje për dy ndeshjet.
Ky grumbullim na ndihmoi për të njohur grupin e lojtarëve më në detaje dhe të ushqenim akoma më shumë lidhjen tonë të mrekullueshme.
Rezultati ishte dy fitore, me numra të rëndësishëm.
Unë jam i bindur se e gjitha kjo ishte rezultat i punës në grup: lojtarë, staf teknik, punonjës dhe drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe fansat, të cilët na inkurajuan shumë në fushën tonë dhe na dhanë një energji të mirë për ndeshjen e dytë.
Ecim përpara. Forca Shqipëri 🇦🇱